Evropa po shpenzon dhjetëra miliarda euro në vit për të luftuar zjarret, megjithatë pa mundur dot të ndalë flakët të shpërthejnë në pjesë të ndryshme të kontinentit.

Një nga vendet më të goditura duket se është Greqia që vetëm javën e fundit pa të shkrumboheshin mbi 10 mijë hektarë në periferi të Athinës duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen. U desh ndërhyrja e më shumë se 700 zjarrfikësve, dhjetëra avionëve dhe helikopterëve me rreth 200 automjete zjarrfikëse.

Vetëm këtë vit Greqia është përballur me 3543 zjarre duke bërë që qeveria e këtij vendi të parashikojë 4.3 miliardë euro vetëm për këtë çështje. Në një analizë të Bloomberg thuhet se moti i nxehtë dhe zjarret janë bërë më të shpeshtë për shkak të ngrohjes globale. Sipas saj zjarret i kushtuan Evropës rreth 4.1 miliardë euro dëme vitin e kaluar, duke djegur rreth 500 mijë hektarë tokë në të gjithë kontinentin.

Përveç Greqisë të konsiderueshme kanë pësuar edhe Spanja, Italia dhe Portugalia. Madje zjarre te pazakontë kanë përfshirë këtë verë edhe Britaninë e Madhe. Bashkimi Evropian ka rritur buxhetin e tij për shuarjen e zjarreve, me rreth 35% duke alokuar 37.8 miliardë euro.

Tv Klan