Marash Kumbulla mund të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere. Mbrojtësi është pjesë e Romës, por nuk bën pjesë në planet e stafit teknik dhe për këtë arsye duhet të gjejë një ekip të ri.

Interes konkret për lojtarin ka treguar skuadra tjetër e Serisë A, Empoli. Klubi toskan e pëlqen shumë shqiptarin dhe dëshiron t’i besojë çelësat e mbrojtjes për sezonin e ri.

Megjithatë, sipas asaj që raportohet nga Italia, Kumbulla nuk duket i bindur për tu transferuar tek Empoli. Ai ka dilema dhe po studion me qetësi të ardhmen e tij. Gjithçka është në fazën e bisedimeve dhe në situata do të qartësohet më mirë në ditët e ardhshme.

Më herët është përfolur edhe për një interesim të skuadrës së Parmës për Kumbullën, por duket se klubi italian ka ndryshuar objektiv. /tvklan.al