I vendosur në veri të Durrësit, plazhi i Porto Romanos është destinacioni i përkryer për ata që kërkojnë më shumë qetësi dhe hapësira të lira. Plazhi i mbushur me guralecë të vegjël ofron një ambient të pastër, të qetë dhe me ujë të kulluar.

Por, ky plazh nuk është vetëm për ata që duan të shijojnë qetësinë, diellin e freskinë e detit, por edhe për adhuruesit e aventurës dhe sporteve ujore.

“Jam nga Italia dhe prej dy vitesh e praktikoj këtu këtë sport. Kushtet janë te duhura sepse ka erë dhe dallgë. Krahas plazhit të Porto Romanos ëind sërfin e praktikoj edhe në plazhe të tjera të Durrësit, si Sektori Rinia në Agip, por edhe në plazhet e Vlorës.”

Në plazhin 2 km të gjatë, vendosur mes Kepit të Palit dhe Sektorit Rinia çdo kush mund të kalojë një ditë ndryshe, vend në të cilin qetësia dhe argëtimi bashkohen në mënyrë perfekte.

Tv Klan