Edi Rama ka festuar fitoren në disko “Calvin” me vullnetarë dhe stafin e tij që e mbështeti përgjatë gjithë fushatës. Rama është paraqitur si gjithmon tepër sportiv dhe ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për të përshëndetur ata që e ndihmuan për të fituar mandatin e tij të dytë si kryetar bashkie. Edi Rama: “Më falni për imazhin që mund t’ju jap nga plani poshtë”. Kryebashkiaku i ka premtuar të rinjve se do të vazhdojë të jetë i angazhuar ashtu si gjatë këtyre 3 viteve që kaluan për të qënë sa më pranë problemeve të tyre. Takimet tona ju drejtua Rama të pranishëmve dhe ky nuk do të jetë një premtim elektoral që do ta harroj tani pas fitores time dhe për këtë keni meritë të madhe edhe ju. Festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm./tvklan.al