Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka thyer periudhën e gjysmë heshtjes duke dalë në një konferencë për shtyp e duke kërkuar më shumë fonde nga qeveria për përmirësimin e infrastrukturës parauniversitare, por kryetari i bashkisë Rama nuk u ka shpëtuar komenteve mbi krizën qeveritare.

I pyetur ai ishte ky momenti i duhur që Rama bënte kërkesa për buxhet  kur vendi është në krizë, ai u përgjigj:

Edi Rama: Nëse qeveri ka probleme personash shqiptarët nuk mund të lihen pa qeverisje dhe sfidat tona nuk mund të varen nga probleme midis personash. Ne kërkojmë sot diçka që është legjitime për mijëra shqiptarë që nga 3 deri në 16 vjeç. Nuk kërkojmë as më shumë dhe as më pak. Dhe në 2004, nuk mund t’ju themi këtyre shqiptarëve, këtyre qytetarëve të rinj dhe as prindërve të tyre  për më tepër që nuk e kanë kursyer mbështetjen duke na dhënë votën se do të prisni 2005 pasi ne në 2003, andej nga fundi i 2003 patëm krizën  menstruale të radhës.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një analizë dhe ka hartuar një plan afatmesëm për vitet 2004-2006 mbi arsimin. Sipas kryetarit të bashkisë nuk duhet bërë ndarja e varfërisë në thërrime, por prioritet i duhet dhënë qyteteve të mëdha.

Edi Rama: Nuk mund të vazhdojmë më me logjikë e fermentimit absurd të investimeve, e kthimit të një buxheti shumë modest gjithsesi me një shumatore thërrimesh që hidhen nëpër Shqipëri në formën e një shpërndarje të barabartë të varfërisë dhe të mjerimit. Duhet të fokusohemi dhe duhet tu japim shteteve të mëdha. Tani është koha që duhet të jeni edhe ju, bashkë me ne të shqetësuar për periferinë jo vetëm në fushata elektorale. Në këtë pikë beteja do të jetë pa kompromise, pra kompromisi është vetëm ky. Të hapim sytë dhe të shikohet Tirana, të shikohet periferia e përgjithshme e infrastrukturës parauniversitare  dhe të veprohet./tvklan.al