Në kuadër të përgatitjes së buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin dy mijë e katër, përpara miratimit nga Këshilli Bashkiak, Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, ka mbledhur Komisionin e Politikave të Zhvillimit të Qytetit si dhe ekspertë në fushën e ekonomisë për t’u konsultuar mbi draftin. Buxheti i Bashkisë së Tiranës për ktë vit është parashikuar të jetë gjashtë pik gjazhjet e tetë miliardë lek. Në buxht janë parashikuar investime në sektorin e punve publike.
Edi Rama: “Nëpërmjet ktij buxheti ne do të mund të garantojmë një ritëm zhvillimi dhe ndryshimesh të mëtejshme në ato fusha ku kemi dhe përgjegjësinë që t’i përgjigjemi dhe qytetarve. Është prioriteti i prioriteteve për ne ktë vit, nji ndryshim i marshit në shpejtsinë e investimeve, por edhe në sasinë e tyre për sa i përket arsimit. Në ktë aspekt ne kemi arritur që të parashikojmë një rritje të pagave për edukatoret e çerdheve. Është e vetmja pjesë e sistemit që varet drejtpërdrejt dhe në ktë aspekt nga ne.”
Ndërtimi dhe zgjerimi i një sërë rrugve, si dhe intensifikimi i punës në shërbimet sociale, kombinuar kjo me pilotimin e një skeme të re për ndihmën ekonomike. Konsultimi me Komisionin e Politikave të Zhvillimit të Qytetit do të pasohet nga takimi me komisione të tjera ku do të konsultohet drafti i projketbuxhetit të bashkisë. /tvklan.al