Lajme Arkiva 2003

“Partia Socialiste është kthyer në një bunker ku të gjithë ata që shprehin një mendim ndryshe dhe kërkojnë hapjen e debatit po quhen armiq”.

Me këtë fjalë ju drejtua kandidati për kreun e selisë rozë Edi Rama socialistëve të Beratit në konferencën e 10 të Partisë Socialiste, ku të deleguar nga kryesia e Partisë, ishin sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe deputeti Bashkim Fino, ndërkohë që merrnin pjesë dhe të ftuarit Muçi, Bello, Braçe dhe Memushi.

Edi Rama: Në qoftë se ne fshihemi mbrapa gishtit, duke menduar se mjafton të tregojmë me gisht se cilët janë armiqtë e brendshëm, të jeni të sigurt se në një sistem të hapur politik nuk do të bëjmë gjë tjetër pastaj veçse do e kthejmë Partinë Socialiste në një therrtore ku çdo sezon do të na duhet të presim koka armiqsh të rinj. Duhet ta kemi shumë të qartë që në niveli lokal ka një abuzim të tillë dhe ndërrimet qyq ndodhin në Tiranë midis shumicës dhe pakicës respektohen dhe nën ndërrimet që ndodhin në çdo qytet ku shumica në Tiranë merr edhe në qytet shumicën e drejtorëve, e inspektorëve dhe kthehet e gjithë kjo luftë në thonjëza politike, në fakt në një luftë karrigesh që nga qendra deri në bazë.

Ndarja e gabuar e investimeve duke favorizuar një deputet apo një tjetër vazhdoi Rama, po e zhyt vendin në varfëri.

Edi Rama: Ajo që po thellohet është hendeku që zgjerohet gjithmonë e më shumë midis një grupi njerëzish të cilët duke përfituar nga aksesi në plenaren e deputetit dhe duke përfituar nga një situatë monopolistike në përgjithësi bëhet gjithmonë e më të pasur dhe një grupi shumë më të madh njerëzish që mbeten të varfër. Hendeku i varfërisë te ne po shkon duke u thelluar.

Sipas Ramës nuk duhet të shkohet më në kongres me akuza dhe sharje ndaj njëri-tjetrit, sepse në këtë mënyrë Partia Socialiste po humbet besueshmërinë te elektorati.

Edi Rama: Ajo që e mban në pushtet Partinë Socialiste dhe që e ka mbajtur në pushtet prej 6 vjetësh dhe që e ka mbajtur të bashkuar edhe kur ishte në opozitë është pikërisht anëtarësia, është pikërisht fakti që ka qenë dhe që duhet të vazhdojë të jetë një Parti e Socialistëve dhe jo një parti e kryetarit kushdo qoftë kryetari./tvklan.al