Lajme Arkiva 2003

Edi Rama kandidatura e vetme që rivalizon me Fatos Nanon në postin e kryetarit të Partisë Socialiste ka tentuar të marrë pjesë në konferencën e parë që i paraprin përgatitjeve të kongresit megjithëse statuti i kësaj partie nuk e lejon këtë gjë pa marrë firmat e duhura.

Pas një mbledhje të organizuar nga përfaqësia e delegatëve të kësaj konference ku morri pjesë e deleguara e Partisë Socialiste Arta Dade nuk është pranuar që Edi Rama të jetë pjesëmarrës i konferencës.

Edi Rama: Erdha me dëshirën e mirë që të komunikoja me ta lidhur me ato problematika që i shoh shumë të mprehta. Lidhur me nevojën e një ballafaqimi të hapur që ne të dalim të gjithë bashkë edhe më të fortë nga ky proces që po e kalbëzon Partinë Socialiste dhe nisur nga ky fakt unë nuk kisha se si të merrja në konsideratë lutjen e anëtarëve të përfaqësisë që të respektojë vendimin e tyre për të mos më lënë që të futem në konferencë. Natyrisht, kjo flet shumë, por unë nuk do doja që të vija askën në një pozitë të vështirë, ashtu sikundër dua të nënvizoj faktin se jam mjaft i prekur nga mikpritja e qytetarëve këtu.

Në lidhje me këtë refuzim kryetari i përfaqësisë së delegatëve u shpreh:

“Ne për të zhvilluar të qeta punimet dhe për të komunikuar edhe me Edi Ramën se është një personalitet i spikatur i Partisë Socialsite për të cilin kemi shumë respekt dhe bën shumë mirë që kandidon. Të komunikojmë, të komunikojmë një vendim të përfaqësisë për zbatimin e rregullave.”

Gazetari: Ishte një vendim i përbashkët?

“I 19 anëtarëve të përfaqësisë socialiste”.

Ndërsa e deleguara socialiste Arta Dade tha, përfaqësia e di vetë se çbën dhe zbaton të gjitha rregullat institucionale dhe vendimet e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues.

Para këtyre zhvillimeve zoti Rama zhvilloi takime me banorë të Ballshit dhe Mallakastrës të cilët thanë mendimin e tyre në lidhje m problemin në fjalë.

Banor: Ajo është e drejtë e tij. Ai filloi nga kandidatura e dytë për vete, por megjithatë është e drejtë e tij.

Banor: Ne një pjesë e madhe e mallakstriotëve jemi të interesuar që në sallë do e fusim qoftë edhe me pahir, sepse nuk ka alternativ. Pse mos të futet, kur ai ka shpalosur një alternativ, kur është i vendosur që do të bëjë ndryshime dhe ne na intereson që ai të futet./tvklan.al