Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Edi Rama ka prezantuar sot përpara gazetarëve një masterplan për përcaktimin e prioriteteve për normalizimin e ujësjellës-kanalizimeve në kryeqytet, si dhe punën e bërë nga bashkia për rikonstruktimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugët e rikonstruktuara dhe të rehabilituara prej saj, gjatë tre viteve të mandatit të saj si kryetar bashkie.

Çdo premtim që parashikon furnizimin e banorëve të Tiranës me ujë të pijshëm në 24 orë, është një premtim vetëm për efekt fushate, ka thënë Rama.

Edi Rama:- “Përball këtyre kampionëve të dështimit politik, ekonomik e social, qëndron suksesi ynë i këtyre tre vjetëve i mbështetur në programe konkrete, ambicioze dhe modeste në të njëjtën kohë, realiste dhe në punën shumë të përkushtuar dhe plot profesionalizëm që kemi bërë, duke nxjerrë dhe një eksperiencë të vyer për tre vitet që do të vijnë, që do të jenë tre vite të tjera, rritje të cilësisë në të gjitha drejtimet që ne tashmë kemi marrë angazhim”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka