Lajme Arkiva 2003

Edi Rama: Ne e dimë fare mirë se ajo me të cilën ne po përballemi nuk është kjo protesta qesharake e stimuluar nga “maçoku dhe dhelpra” që i them unë Vilit dhe Njaziut, që dalin në gjueti për të kapur ndonjë lejlek naiv që ti vijë nga mbrapa, plus njerëz të papunë që i ka marrë malli për mitingje që bëjnë gjithsej një numër të pakonsiderueshëm njerëzish dhe jo tregtarësh apo biznesmenësh. Por problemi me të cilin ne po përballemi është nervozizmi i tregtarëve të vegjël të cilët gjatë gjithë muajit të shkuar duhet të mbanin një radhë absurde për të paguar detyrimet. Ne ecim normalisht dhe kemi vjelë një sasi të konsiderueshme të taksave dhe detyrimeve vendore dhe jemi ndeshur me këtë nervozizëm por nuk jemi ndeshur pothuajse në asnjë përqindje rastesh me ndonjë pretendim apo me ndonjë shqetësim apo ngritje zëri, për gjoja një nivel të rritur të taksave. Për faqjen e tyre të zezë u impenjuan edhe ambasadorë, pretendentë për tu bërë ministra të jashtëm që shkojnë në tregun e bashkisë atje dhe u tregojnë tregtarëve të vegjël të  Tiranës se si duhet të ngrihen nëpër protesta se ora e protestës po na afron./tvklan.al