Titujt kryesorë 03 Korrik 2009, ora 19 30

KQZ numëron kutitë e Fushë-Kuqes. PD kryeson bindshëm

KQZ numëron kutitë e votimit të Fushë Kuqes në qarkun e Lezhës. Në dy kutitë e para ka një avantazh të theksuar të PD ndërsa pritet numërimi edhe i katër kutive të tjera. KQZ pritet të vendosë edhe për kutitë e KZAZ 20 në Fier.

Zgjedhjet, Berisha: Mijra mesazhe urimi nga qytetarët

Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit vlersojnë procesin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Kryeministri Berisha tha se gjatë këtyre ditëve ka marrë mijra mesazhe urime prej tyre.

Withers: Në këto zgjedhje pati shumë gjera për tu vlersuar

Ambasadori Amerikan Xhon Withers, deklaron se procesi zgjedhor në shqipëri u zhvillua në mënyrë të rregullt. Në një intervitë për VOA, ai tha se në këto zgjedhje pati shumë gjëra për tu vlerësuar.

Masakër në Tiranë, dhëndri vret vjerrin, djalin dhe veten

Masakër e vërtëtë në Tiranë. Një 40 vjeçar vret me armë zjarri djalin e tij dhe vjerrin, plagos vjerrën, e më pas plagos edhe veten. Krimi i trefisht erdhi pas një debati për divorcin e 40-veçarit.

Gripi H1N1, OBSH do të shpërndajë 150 mln vaksina

35 qeveri porositin doza të konsiderueshme të vaksinave, kundër virusit H1N1. 150 milion doza u shkojnë vendeve në zhvillim. Në Maqedoni, alarmi për prekjen e një personi rezulton fals.

Viagra mban një fëmijë 1-vjeçar, merr 6 doza në ditë

Në Britaninë e Madhe një fëmijë vetëm 1-vjeçar, që vuan nga zemra dhe mushkritë, po mbahet në jetë më viagra. Stimuluesi seksual rezulton të ketë efekte pozitive ndaj sëmundjeve në dy organe.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 03 Korrik 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço