Titujt kryesorë 10 Korrik 2010, ora 19:30

Baza e PS: Rama po manipulon zgjedhjet në parti

Baza e Partisë Socialiste vazhdon të akuzojë kryetarin socialist, Edi Rama, për manipulim të procesit të zgjedhjes së drejtuesve lokale, një proces që po kryehet në kushtet e eliminimit të më shumë se gjysmës së kandidaturave dhe mosrepsektimit të parimeve bazë të statusit të kësaj partie.

Berisha: Europa, e vendosur për integrimin e Shqiperisë

Vendet europiane mbështesin prespektivën e sigurtë të shqiperisë në familjen e përbashkët, një mbeshtetje qe u konfirmua sipas kryeministrit Berisha nga shefat e qeverive të disa vendeve në samitin e Dubrovnikut.

Meta: Ballkani në BE. Thaçi: Jo shkëmbimit te territoreve

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta tha se e ardhmja e afërt e vendeve të Ballkanit është familja e përbashkët europiane. Ndërsa kryeministri kosovar, Thaçi u shpreh kundër idesë që qarkullon në qarqet serbe për shkëmbimin e territoreve mes dy vendeve.

Imami: Ushtria, reformim mbi kritere profesionale të Nato-s

Ministri Imami thotë se ushtria jonë eshtë në një proces reformimi, kriteri bazë i të cilit është krijimi i një ushtrie profesioniste, si pjesë e Natos. Deklaratat e tij u bënë në Tropojë në ceremoninë e përurimit të tre urave Bejli për komunitetin e zonës.

Boterori 2010, Gjermani-Uruguaj sonte finalja për vendin e 3-të

Pas 40 vjetesh, Gjermania dhe Uruguaj takohen sonte në një takim të vlefshëm për vendin e tretë të kupës së botës në Afrikën e Jugut që është shumë afër finishit. Ndeshja pritet të jetë e fortë edhe për shkak se disa prej titullarëve iu rikthehen ekipeve të tyre.

Njerëz të humbur” kthen në familje vajzën e larguar prej 3 muajsh

Njerëz te Humbur në TV Klan ktheu pranë familjes së saj në Kukës një 16 vjecare e cila ishte larguar prej 3 muajsh. Gjetja e saj u mund të kryhej sot pas sinjaleve të marra mbrëmë gjatë emisionit. Shpresa të tjera edhe për shumë të tjerë të humbur prej vitesh.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 10 Korrik 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi