Titujt kryesorë 16 Shtator 2010, ora 19:30

Berisha ne EPP: Zgjedhjet, të ngrejmë pa vonesë komisionin

Kryeministri Berisha deklaroi në Bruksel, ku mori pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane, se mazhoranca është e gatshme të ngrejë menjëherë Komisionin Hetimor për zgjedhjet. Për fletët e votimit, ai theksoi se do të respektojë çdo vendim të gjyqësorit.

Selim Muça: Ja kush e kërkon përçarjen e myslimanëve

Pas puçit të dështuar të një dite më parë kundër tij, kreu i komunitetit mysliman, Selim Muça, pranon ekzistencën e dy rrymave në këtë komunitet. Ai rrëfen për Tv Klan se kush po e kërkon përçarjen e myslimanëve shqiptarë.

Tirana, çarku i turistëve të huaj: Nuk dimë si të dalim

Tirana është shndërruar në një çark për turistët e huaj, por edhe për banorët e qyteteve të tjera, pasi nëse u referohesh tabelave orientuese është e pamundur të dalesh prej qytetit.

Champions, në natën e dytë fitojnë “të mëdhenjtë”

Mund të konsiderohet si nata e të mëdhenjve mbrëmja e shkuar e ndeshjeve në grupe të Champions League, pasi Bayerni i Mynihut, Reali i Madridit, Milani e Arsenali i fituan përballjet e tyre të para.

Eurovision: Kënga Magjike, tribuna e yjeve shqiptare

Festivali i Këngës Magjike ka tërhequr edhe vëmendjen e medias zyrtare të festivalit të Këngës Europiane, e cila e cilëson këtë eveniment si tribunën e yjeve shqiptare.

Edicioni i lajmeve Tv Klan – 16 Shtator 2010, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço