Titujt kryesorë 17 Maj 2010, ora 19:30

Berisha, apel Ramës: Kërko falje ndaj elitës shqiptare

Kryeministri Berisha i bëri apel kryetarit të opozitës, Edi Rama që të kërkojë ndjesë publike për fyerjen që ai i ka bërë elitës së kombit, duke i quajtur ahenxhinj, sazexhinj, çingije etj.

Rama: Greva do të vazhdojë. Në ngujim persona të tjerë

Kreu i PS është i vendosur për të vazhduar grevën e urisë së deputetëve dhe mbështetësve. Ai tha se në ambientet e ngujimit do të hyjnë të tjerë militantë të opozitës, që do të mbajnë gjallë kauzën për kutitë.

Juristët: Për kutitë të vendosë Komisioni i Venecias

Justistët thonë se nuk mund të ketë ndarje të kutive të materialeve zgjedhore dhe atyre të fletëve të votimit. Sipas tyre, vendimin e Kushtetueses mund ta interpretojë Komisioni i Venecias.

Sinoptikanët: Maji, temperatura të ulëta dhe mot me reshje

Sinoptikanët parashikojnë se muaji Maj do të vazhdojë të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta. E premtja do të ketë përmirësim të motit, por vetëm përkohësisht.

Turqia e Brazili bindin Iranin për marrëveshjen nukleare

Irani ra dakord për një marreveshje të re nukleare, nën ndikimin e Turqisë dhe Brazilit, dy vende që i kanë bindur autoritetet në Teheran për transferimin e uraniumit të pasuruar drejt Turqisë.

Orhan Pamuk, nobelisti turk merr “Honoris Causa” në Tiranë

Nobelisti turk, Orhan Pamuk, është nderuar me çmimin “Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës. Shkrimtari i madh turk është pritur në kryeqytet nga autoritetet më të larta të vendit tonë.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 17 Maj 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çiço