Titujt kryesoë 22 Tetor 2010, ora 19:30

Kryeministri Berisha mbledh tryezën politike për reformën zgjedhore

Kryeministri Berisha mblodhi sot tryezën politike për reformën zgjedhore. Prania e Ramës ishte surprizë, pasi ai refuzoi gjatë gjithë javës ofertën e kryeministrit. Berisha garantoi respektim të çdo pike të rezoltuës së Parlamentit Europian dhe ka premtuar se nuk do t’i djegë fletët e votimit.

“Oferta” e Ramës, çelësi makiavelist i kutive

Por ajo që Edi Rama quajti ofertë të re për të tejkaluar ngërçin politik në fakt është drafti i vjetër, i propozuar më herët nga Gramoz Ruçi. Me kërkesat e formuluara në projektin e sotëm kërkohet të ligjërohet hapja e kutive nga ana e Komisionit Hetimor Parlamentar, një shkelje e rëndë kushtetuese.

Gazsjellësi South Stream, Rusia: Do të përfitojë edhe Shqipëria

Shqipëria mund të bëhet pjesë e projektit rus për të përfituar nga gazsjellesi South Stream. Zv. Ministri i Jashtëm rus, Vladimir Titov, garantoi kryeministrin Berisha se Moska po shqyrton mundësinë e degëzimit të tij në vendin tonë.

Durrës – Kukës, hapet galeria e dytë e tunelit të Thirrës

Është hapur sot galeria e dytë e tunelit të Thirrës, veprës më të madhe të infrastrukturës rrugore në vend. Ministrat Olldashi, Limaj e Basha e quajtën çeljen e galerisë si një tjetër moment historik për lidhjen Kosovë-Shqipëri.

Hetimi i gjyqtarëve, informacion edhe në pikat kufitare

Modernizimi i sistemit të kontrollit në kufi do t’i shërbejë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, të marrë të dhëna për lëvizjen e gjyqtarëve, si pjesë e marrëveshjes për hetimin e pasurisë së tyre.

Pirateria televizive, KKRT përgjysmon kohën e licencës së platformës Tring

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizioneve vendosi sot për reduktimin e vlefshmërisë së licencës për platformën Tring. Vendimi erdhi pasi kjo platformë kishte kryer pirateri televizive, duke trabsmetuar programe të papaguara.

Azilkërkuesit, BE mund të mbyllë kufinjtë për Serbinë e Maqedoninë

Bashkimi Europian kërcënon Serbinë dhe Maqedoninë me rivendosje të regjimit të vizave. Komisionerja për Punët e Brendshme dhe Drejtësinë, Sesilia Malmstrom u kërkoi këtyre vendeve të ndalin fluksin e azilkërkuesve.

Kolera godet Haitin, 140 të vdekur e 1500 të infektuar

Kolera ka goditur Haitin e shkatërruar pak muaj më parë nga tërmeti, duke shkaktuar 140 të vdekur. Bilanci pritet të rritet pasi në vend numërohen edhe 1 500 të infektuar.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 22 Tetor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi