Titujt kryesorë 24 Maj 2009, ora 19 30

 “Durrës – Kukës”, asfaltimi i rrugës mbaron më 10 Qershor

Ndërsa tuneli Thirrë-Kalimash pritet të bashkohet në të dyja anët e tij nga ora në orë, në pjesën tjetër të rrugës Durrës–Kukës vazhdon asfaltimi i segmenteve të mbetura, duke siguruar përfundimin e procesit brenda afatit.

Tragjedi në lumin Devoll, mbytet nëna dhe fëmija 8 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, në ujrat e lumit Devoll, në afërsi të Gostimës. Një nënë dhe vajza e saj 8-vjeçare janë mbytur duke kaluar ujin, ndërsa ka shpëtuar për mrekulli djali i saj 4-vjeçarë.

Festivali kthehet në tragjedi. Marok 11 të vdekur dhe 54 të plagosur

Një festival ndërkombëtar i muzikës në Marok, është kthyer në një tragjedi të vërtetë, pasi në përfundimin e tij turma e njerëzve shtypi për vdekje 11 persona, ndërsa 54 të tjerë u plagosën rëndë.

“Histori me Zhurmues”, 63 të vrarë për tharjen e kënetës në Maliq

Histori me Zhurmues në Tv Klan, do të ndalet sonte në vitin 1964 dhe konkretisht në ngjarjen që pasuan tharjen e kënetës së Maliqit, për të cilën u pushkatuan 63 persona, që u akuzuan për sabotim të punës.

Çerek shekulli në fushën e blertë. Maldini i jep lamtumirën futbollit

Paolo Maldini, legjenda e futbollit italian ka lënë fushën e blertë. 41 vjeçarit i është dashur të bëjë një xhiro të plotë rreth fushës, që komentatori përmendëte të gjitha sukseset në karrierën e tij 25 vjeçare si futbollist.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 24 Maj 2009, ora 19 30 – Spiker: Fjoralba Mishaxhi