Titujt kryesorë 26 Mars 2010, ora 19:30

Qeveria nis punën për asfaltimin e sheshit “Skënderbej”

Brenda një jave qarkullimi në sheshin Skënderbej, i cili ishte kthyer në një turp për Shqipërinë, do të kthehet në normalitet. Ministria e Punëve Publike nisi sot punën për asfaltimin e sheshit, pas zvarritjes disa vjeçare të Bashkisë së Tiranës. Reagojnë socialistët.

Kaosi në trafik, në Tiranë 1/3 e aksidenteve në Shqipëri

Sipas statistikave, në kryeqytet qarkullojnë çdo ditë 150 mijë automjete, ndërsa Tirana zë 1/3 e aksidenteve në shkallë vendi. Përveç pakujdesisë, shkak për aksidentet dhe kaosin në trafik janë mungesa e semaforëve, sinjalistika, si dhe ndriçimi në rrugë.

Vazhdon skandali i OSSH. Faturimi mujor bëhet me 40 ditë 

OSSH po vjedh qytetarët edhe me anë të faturimit mujor që tashmë nuk bëhet për 30, por për 40 ditë. Akuza vjen nga qytetarët dhe Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit që kërkojnë ndërhyrjen urgjente të entit rregullator të energjisë.

Skandal në ushtrinë greke, thirrje antishqiptare në ditën e pavarësisë

Tjetër skandal me ushtrinë greke. Në paradën e djeshme për ditën e pavarësisë së Greqisë, forcat speciale kanë lëshuar fyerje dhe kërcënimeve kundër shqiptarëve. Autoritetet nuk kanë reaguar, ndërsa mediat i kanë quajtur këto thirrje një turp të vërtetë.

Fraksionet, PS ndryshon statutin pas humbjes në zgjedhje

Pas humbjes në zgjedhjet e 28 Qershorit, PS po diskuton për ndryshimet e reja në statut, çka pritet të krijojë një marrëdhënie të re të funksionimit të kësaj partie në lidhje me fraksionet, apo mendimin ndryshe.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 26 Mars 2010, ora 19:30 – Spiker: Reis Çiço