Titujt kryesorë 30 Janar 2010, ora 19:30

Rusmajli: KiE, i qartë kundër bojkotit dhe hapjes së kutive

Menjëherë pas kthimit nga Strasburgu, kryetari i delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës, Ilir Rusmajli ka shpjeguar përmbajtjen e rezolutës, duke sqaruar se Asambleja Parlamentare është shprehur qartazi kundër bojkotit të Edi Ramës dhe kërkesës së tij për hapjen e kutive të votimit.

Rëndohet bilanci i masakrës së Devollit, autori në kërkim

Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak 17-vjeçari Eldri Mulliri, i cili ishte vëllai i dy viktimave të ekzekutuar vetëm një ditë më parë në masakrën e Devollit. Sot ka folur për kamerat babai i tre viktimave, i cili konfirmon se shkak i masakrës kanë qenë motivet e xhelozizë, duke tëhnë se njëri prej djemve kërcënohej prej kohësh nga autori i krimit.  

Kapet në Vlorë i dyshuari për vrasjen e trefishtë të Durrësit

Ndërsa Policia e Durrësit dhe ajo e Vlorës kanë vënë në pranga një person që dyshohet të jetë autori i vrasjes së trefishtë mbrëmjen e së mërkurës në Durrës. Ai është Arjan Çela dhe mendohet të jetë vrasës me pagesë. Sipas policisë, ka prova dhe dëshmi, të cilat vërtetojnë autorësinë e krimit, por nga ana tjetër po punohet për kapjen en jë bashkëpunëtori.

Siguria e kufirit, revolucioni teknologjik i policisë shqiptare

Ministria e Brendshme duket se është drejt përfundimit të një reforme teknologjike, e cila synon forcimin e ruajtjes së kufijve, si dhe goditjen e krimit të organizuar dhe kontrabandës.  Sistemi TIMS, i cili është instaluar në të gjitha pikat e kalimit kufitar, po edhe mjete të tjera identifikuese të shtetasve mund të konsiderohen si revolucion teknologjik i policisë shqiptare.

“Njerëz të humbur” shtrin bashkëpunimin edhe në Rusi

Emisioni “Njërëz të humbur” i Aida Shtinos në Tv Klan ka shtrirë bashkëpunimin edhe në Rusi me një tjetër format të ngjashëm, “Zhdi Menya”. E përbashkëta e këtyre emisioneve ka qenë vendosja  e kontakteve që shumë njerëzve kanë humbur prej vitesh me familjet e tyre.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 30 Janar 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi