Eduard Shalsi: “Ne po rindërtojmë shkollat me bankën e këshillit të Evropës dhe po i themi kryeministrit të vjetër, të politikës së vjetër të shpifjeve dhe të akuzave ta harrojë mbështetjen e periferisë së Tiranës sepse po tallet pikërisht me ato njerëz që po i dërgojnë fëmijët në shkollat e reja që ne kemi bërë. Plot 16 shkolla të reja, plotësisht sipas standardeve evropiane hapën dyert për nxënësit në këtë 15 Shtator dhe të lexojë kryeministri se çfarë thotë banka e Këshillit të Evropës”.

Brikena Kollçinaku: “Të gjitha shkollat që po ndërtohen në kryeqytet që prej vitit 2006 janë financuar nga një marrëveshje kredie, e nënshkruar jo nga kjo bashki, por midis qeverisë shqiptare dhe bankës së Këshillit të Evropës. Nga kjo marrëveshje bashkia e Tiranës ka përfituar një shumë prej 12.4 milion euro nga banka e Këshillit të Evropës dhe nga qeveria e taksapaguesit shqiptar, një shumë prej 6.2 milion euro. Marrëveshja e kredisë parashikon rehabilitimin e 12 shkollave ekzistuese dhe ndërtimin e shtatë shkollave të reja. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës bën me dije se këtë 15 Shtator ka qenë gati për të filluar vitin e ri shkollor vetëm tre nga shtatë shkollat e reja”./tvklan.al