Një efektiv i “Patrullës së Shqiponjave” në Durrës është sulmuar me thikë, teksa ka ndërhyrë për të neutralizuar një person që shfaqte shenja agresiviteti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 në Durrës, pranë vendit të njohur si “Brryli”. Efektivi i policisë është dëmtuar në duar nga sulmi me thikë, por pavarësisht kësaj ai ka mundur ta neutralizojë autorin duke e ndaluar.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Florjan Cufo tashmë të vënë në pranga. Ndërkohë efektivi i policisë është dërguar në urgjencën e spitalit e Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tv Klan