Ilkay Gundogan, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Barcelona në sezonin e kaluar , por me largimin e trajnerit Xavi, situata ka ndryshuar.

Mesfushori gjerman, ka kërkuar largimin nga katalanasit në këtë merkato vere, sipas raportimeve nga Spanja.

Gundogan nuk ndihet i sigurt me trajnerin Hansi Flick dhe i ka kërkuar drejtuesve largimin.

Për këtë është vënë në dijeni edhe stafi, ndërsa u vendos të lihet jashtë për ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Valencias.

Interesimet për 34-vjeçarin janë të shumta, ndërsa e kërkojnë në Arabinë Saudite dhe në Turqi.

Galatasaray dhe Fenerbahce, janë dy klubet që duan shërbimet e mesfushorit, me trajnerin Jose Mourinho që ka simpati të veçantë për lojtarin.

Drejtuesit e Barcelonës kanë dhënë miratimin për një shitje të mundshme, duke ditur se lojtari ka vetëm një vit në kontratën e tij, plus ka një rrogë të lartë.

Ditët e fundit të merkatos, pritet të jenë të nxehta sa i përket të ardhmes së Gundogan. /tvklan.al