Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, ka folur për herë të parë, për ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij, Alice Campello.

Në një intervistë të dhënë për “TVE”, Morata theksoi se priesini dhe kritikat nga mediat spanjolle e kanë shkatërruar dhe kjo ishte arsyeja përse u transferua në Itali, te Milani.

Sipas tij, Alice Campello nuk pranoi të largohej nga Spanja, ndërsa theksoi se nuk e ka tradhtuar kurrë.

“Jam i shkatërruar. U largova nga Spanja sepse nuk po e duroja më presionin dhe kritikat e vazhdueshme, jo vetëm nga mediat e gossip, por edhe nga ato sportivet.

Unë e kam të qartë se lidhja me Alice ka përfunduar. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, për shkak të katër fëmijëve. Të dy e kishim të qartë se kishte ardhur koha për t’i dhënë fund.

Alice kërkonte të qëndronte në Spanjë dhe nuk dëshironte të lëvizte. Tradhti? Nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj, ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën time”, deklaroi Morata.

Çifti njoftuan ndarjen mes tyre, vetëm pak ditë pas transferimit të Moratës te Milani në Itali. /tvklan.al