Einxhel Shkira njihet për karakterin e saj pak rebel, një vajzë e drejtpërdrejtë, e gatshme për të marrë sfida e mbi të gjitha që flet pa doreza.

I tillë ishte edhe rrëfimi i saj mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ku ajo foli për jetën private e jo vetëm.

Alketa Vejsiu: Çfarë nuk të pëlqen te mediat e sotme?

Einxhel Shkira: Dikur i ushqenim njerëzit me shijen e një ushqimi që nuk e dinin. Sot e ushqejmë me ato që i di. Më shumë i kemi mbyllur horizontet me ushqim të përtypshëm për masat.

Alketa Vejsiu: A e kritikon veten? Një kritikë që ia thua vetes shpesh?

Einxhel Shkira: Kritika që i bëj vetes është për gjërat që mund të bëj më mirë. Dagz më kritikon se dua perfeksion.


/tvklan.al