Dinamo do të ketë sot në mbrëmje ndaj Modrica Maxima përfaqësimin e saj të pestë në ligën e kampionëve dhe të 18 në kupat e Europës. Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Marcelo Javier Zuleta, synon fitoren ndaj ekipit boshnjak pa shumë përvojë në arenën ndërkombëtare.

Kampionët e Shqipërisë rikthehen në turneun më të rëndësishëm për klube pas 6 vitesh. Ndërsa debutimin e kanë patur në 1980, Dinamo aso kohe u ndesh me Ajaxin, duke humbur të dy sfidat në Tiranë dhe Amsterdam. Dinamovitët janë përballur në ligën e kampionëve me ekipe me emër si Olimpiku i Marsejës e Besiktas dhe vetëm në një rast kanë arritur të kualifikohen në turin e dytë në vitin 2002.

Të udhëhequr nga Faruk Sejdini eliminuan litunanezët e Kaunas, për tu ndalur në raundin tjetër nga danezet e Bronkvi. Dinamo në ligën e kampionëve ka luajtur 10 ndeshje duke fituar 1 dhe barazuar dy herë pa gola.

Takimi i parë i kampiones tonë më atë boshnjake do të luhet sot në ora 20 në stadiumin “Qemal Stafa” dhe do të transmetohet direkt  në Super Sport./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku