Fjorald Zguro: “Presidenti i republikës së Shqipërisë Bamir Topi bashkë me homologun e vet  kosovar zotin Fatmir Sejdiu, inspektojnë punimet në segmentin Rrëshen-Kalimash, kantieri më i madh i ndërtimit  në vend, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.”

Kjo rrugë përmbush ëndrrën e shqiptarëve është shprehur presidenti Topi.

Bamir Topi: “Kjo është rruga e kemi ëndërruar së bashku dhe një ëndërr e përbashkët  e realizuar është gjëja më e mirë që ne po e përjetojmë. Shumë breza kanë menduar për këtë rrugë. Fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk ia kanë arritur kësaj dite. Kështu që jemi me fat, por më me fat do të jenë brezat që vijnë, të cilët do të kenë mundësi që të jenë shumë afër me njëri-tjetrin.”

Fatmir Sejdiu: “Rruga ka qenë dhe mbetet arterie e rëndësishme e një trungu e një jete. Është shumë me rëndësi që kjo rrugë hap prespektivën, hap proceset e zhvillimit. Rruga Durrës-Prishtinë do të jetë e kryer për një kohë optimale dhe jashtëzakonisht të shkurtë.”

Kompania Bektel-Enka po punon në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 60 km. puna vazhdon në të 27 urat nga të cilat 8  kanë përfunduar. Deri tani janë kryer 89% e punimeve pa përfshirë tunelin. Deri në fund të tetorit progresi total i kombinuar në të dy galeritë e tunelit është 71% apo 7.7 km./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro