“Filloi  Europiani”, të gjithë sytë te Klani” sepse ndeshjet nuk do të jenë e vetmja arsye që do t’ju bëjnë mos të humbisni asnjë sekondë nga ekrani i televizionit kombëtar. Një programacion i pasur, i dedikuar futbollit do t’ju shoqërojë çdo ditë. Albert Dumani, Drejtori i Programacionit rendit në “Rudina” renditjen e ndeshjeve dhe programeve që do i shoqërojnë.

Albert Dumani: Çdo ndeshje do të shoqërohet me një program enkas për kampionatin europian dhe për çdo ndeshje, një orë para dhe një orë pas.

Rudina Magjistari: Si është pra sepse kemi tre ndeshje gjatë ditës?

Albert Dumani: Emocionet e Europianit nisin që në orën 14:00.

Rudina Magjistari: Që në orën 14:00 në ekranin e Televizionit Klan.

Albert Dumani: Fillon me emisionin “Euro Zone” është titulluar kështu që është një emision që shoqëron një orë para dhe një orë pas çdo takim, çdo sfidë. 

Rudina Magjistari: Pra ndeshjen e orës 15:00.

Albert Dumani: Që do të transmetohet në Televizionin Klan. Emisioni “Euro Zone” do të moderohet nga Viola Spiro, do të ketë golat, analiza, është një emision kryesisht teknik por që do të zbërthejë në detaje të gjithë atë se çfarë ndodh në çdo takim, në çdo sfidë. Më pas ndeshja e orës 17:00 dhe më pas kalojmë në Klan Plus sepse ndeshja e orës 18:00 transmetohet në Klan  Plus, të gjitha takimet e orës 18:00 transmetohen në Klan Plus sepse në Televizionin Klan është “Rudina” dhe “Tokë e hidhur”.

Vetëm ndeshjet e orës 18:00 do të zhvendoset në Klan Plus. Takimi më emocionues do të kulmojë me spektaklin sportiv që do të moderohet nga Marina Vjollca.

Albert Dumani: Ndeshjet e orës 21:00 janë gjithmonë në Televizionin Klan ashtu si ato të orës 15:00. Edhe aty do të kemi emisionin “Euro Zone”. Dua ta theksoj që emisioni “Euro Zone i orës 18:00 dhe 21:00 do të drejtohet nga Gent Lasku. Më pas do të kemi takimin e mbrëmjes që është në orën 21:00 dhe pas ndeshjes së mbrëmshme, çdo natë, për 31 net, do të jetë emisioni tjetër që në fakt është spektakli i futbollit, është ‘show’ i Europianit. Është një ekip i cili po punon për të sjellë elementë spektakli, për të sjellë çdo gjë për Europianin dhe do të moderohet nga Marina Vjollca. Nga ora 2 e pasdites deri në orën 1 të natës ne do të jemi të fokusuar tek Europiani, tek emocionet e Europianit sepse ia vlen.

Ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni ekskluzivisht dhe falas vetëm në ekranin e Tv Klan./tvklan.al