Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Për herë të parë në Shqipëri, improvizohet në ambientet e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan, një rast ndihme, në rast tërmetesh dhe fatkeqësish natyrore. Ambientet e uzinës 12, mbanin emrin qyteti metalik. Improvizohen në mënyrë origjinale rastet e ndodhjes së tërmetit. Organizatorët e demonstrimit më të madh në Shqipëri, në raste fatkeqësisë natyrore, ishte Ministria e Mbrojtjes, CRS, Kryqi i Kuq shqiptar, si dhe NATO. Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni, në lidhje me këtë aktivitet, prononcohet.

Ilir Gjoni, Ministri i Mbrojtjes:- “Kjo pati një ndërveprim dhe një koordinim shumë të saktë, të të gjithë grupeve pjesëmarrëse në këtë stërvitje dhe për mua mendoj se më e rëndësishme ishte fakti, që OJQ, ushtria, organizata të tjera, apo institucione shtetërore, ndërveprojnë me njëra-tjetrën në situata emergjence, për t’i ardhur në ndihmë shoqërisë civile”./tvklan.al