Kurum International do të jetë sponsor zyrtar i ekipit të Elbasanit.

Kontrata e bashkëpunimit është nënshkruar në ambientet e klubit mes drejtorit të përgjithshëm të Kurumit, Koray Zeytinoglu, dhe kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini e presidentit të Elbasanit, Arben Laze.

Koray Zeytinoglu: “Faleminderit për këtë bashkëpunim. Gati shumë vitesh në Shqipëri në Elbasan edhe shumë vitesh do të jemi në Elbasan prandaj duam shumë Elbasanin. Ne shpresojmë këtë vit klubi i Elbasanit të bëhet kampion. Faleminderit!”

Arben Laze: “Paç dorën e mbarë!”

Sipas vendit bëhet kuvendi dhe Arben Laze e falënderon si shqiptar turkun që foli shqip.

Shoqëria “Kurum International” do të shfaqë logon e saj në fanellën e ekipit.

Qazim Sejdini: “Nënshkrimi i kësaj kontrate ose aktmarrëveshje duke qenë Kurumi sponsor gjeneral na bën të ndjehemi mirë. Na vjen mirë për këtë kujdesje për sportin në Elbasan”.

Ashtu si para dy vjetësh edhe këtë sezon Elbasani pretendon kampionatin ose të paktën daljen sërish në kupat e Evropës./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe