Mos e boshatisni portofolin  nëpër  destinacionet e njohura turistike, pasi ka një alternativë tjetër që është shumë pranë jush dhe me leverdi.

Kështu e nis shkrimin tabloidi britanik “The Sun” që pohon   se vendi ynë ndodhet vetëm tre orë larg nga Britania e  Madhe .

Çmimet e hoteleve kushtojnë vetëm 35 euro për një natë  ndërsa pushuesit gjithashtu mund të shijojnë një drekë ose darkë në restorantet me më pak se 12 euro.

Për ata që duan të pushojnë si mbretër gjatë udhëtimit të tyre ka shumë mundësi të mira ne hotele luksoze përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare.

Shqipëria mundësoi udhëtimin pa viza këtë vit për 84 vende  duke përfshirë Britaninë e Madhe. Fakti që turistët e kanë shumë të lehtë të hyjnë në vendin tonë pa shumë burokracira por edhe një sërë arsyesh të tjera ka bërë që të vijnë një numër i madh turistësh.

 Shifrën e lartë të turistëve e përmend edhe media britanike që thotë se vendi ynë shijoi një vit rekord në sektorin e  turizmit  në 2023.

Jep sugjerime për ata që duan detin dhe ata që janë të tërhequr nga peizazhet malore. Turistët e etur pas plazheve mund të vizitojnë jugun  ndërsa aventurierët mund të eksplorojnë veriun .

Në artikull përmenden pika  turistike të njohura , si ishujt e Ksamilit, Syri i Kaltër i Sarandës, vendet e UNESCO-s si Gjirokastra dhe Butrinti të cilat nuk duhen humbur.

Klan News