Roberto Bordin është trajneri i ri i Elbasanit. Klubi verdheblu, ka njoftuar firmën me teknikun italian, për dy sezone.

59-vjeçari do të provojë aventurën e parë në Shqipëri, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar skuadra të njohura si Sheriff Tiraspol në Moldavi, Neftchi Baku në Azerbajxhan dhe Triestina në Serinë C italiane.

Gjithashtu Bordin, ka qenë në stolin e kombëtares së parë të Moldavisë për 12 ndeshje.

Në stolin e Elbasanit, trajneri italian do të pasojë të larguarin Nevil Dede. Në sezonin e ardhshëm, verdheblutë do të marrin pjesë në Superiore.

Roberto Bordin zbarkon në Elbasan si trajneri i ri i ekipit tonë. 59 vjeçari italian vjen pas një sezoni pozitiv me U.S. Triestina Calcio në Itali. Bordin është ulur në stolin e trajnerit për ekipe si Sheriff Tiraspol, Neftchi Baku dhe ka drejtuar Kombëtaren Moldave për 1 sezon. Ai ka një eksperiencë si zv.trajner tek Hellas Verona, Sassuolo, Bologna, Siena, Padova dhe CFR Cluj.

Roberto Bordin firmos me ekipin verdheblu për 2 vite. Ai vjen bashkë me Mirko Panico në rolin e video-analistit dhe Andrea Vezzu në pozicionin e përgatitësit fizik.”, thuhet në njoftimin e klubit. /tvklan.al