Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision 2018 me ‘Fuego’ i ka ndodhur një incident i pakëndshëm. Teksa ishte duke performuar në skenë gjatë një koncerti ajo është ndeshur me këtë djalë që sipas mediave greke është fëmija i një miliarderit të njohur grek.

Ai i është ngjitur në skenë dhe ka nisur ta bezdisë duke iu afruar dhe e ka prekur pa dëshirën e saj. Nga pamjet shihet se këngëtarja përpiqet që të largohet prej tij, por ai vazhdon ta bezdisë.

Ajo largohet nga skena për t’u rikthyer më vonë. Personi që shihet në skenë është djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis.

Ky i fundit zotëron klubet e futbollit Olimpiacos dhe Nottingham Forest si dhe rrjetet televizive greke Mega Channel dhe One Channel dhe për këtë arsye incidenti nuk është shfaqur shumë në mediat greke dhe ka kaluar në heshtje.

Klan News