Ky filmim tregon momentet nga puna në përfundim për klipin e këngës së re të Rita Orës. “Kërko dhe do ta marrësh” quhet hiti i ri yllit shqiptar të muzikës Pop, që siç njoftoi ajo vetë përmes një postimi në Instagram ku shfaqi edhe këto pamje, do të publikohet të Premten e ardhshme më 31 Maj.

Në klipin që mban titullin e një citati biblik, 33-vjeçarja shfaqet gjatë xhirimeve në një lavanderi. Në një tjetër video ku shfaqet duke komunikuar në telefon, Rita Ora rrëfen se do t’a këndojë këngën për herë të parë Live më 2 Qershor në festivalin e famshëm të muzikës Pop në Londër “Majti Hupla“.

Publikimi i këngës “Ask And You Shall Receive” vjen pas përfundimit të një tjetër angazhimi të rëndësishëm për artisten, duke qenë pjesë e jurisë në spektaklin televiziv “The Masked Singer US”. Me këtë lëvizje, Ora vazhdon të mbajë vëmendjen e skenës muzikore dhe të tregojë se është një figurë që nuk ndalon së befasuari.

Tv Klan