Pas largimit të Admir Abrijës, është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve. Siç mëson gazetarja e Klan News, Glidona Daci, në këtë detyrë është emëruar Klevis Qose.

Ky i fundit, në fillim të Dhjetorit 2023, u emërua si drejtor i Shërbimit të Provës. Më herët, Klevis Qose ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

/tvklan.al