SPAK në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë spanjolle goditi një grup të struktuar kriminal në trafikun e qenieve njerezore. Gjykata e Posaçme firmosi 37 urdhërarresti në burg, ndërsa janë ekzekutuan 32 prej tyre.

Aksioni, pamjet e të cilit u shpërndanë nga policia, u shtri në disa qytete të vendit, ku morën pjesë rreth 500 forca. Mes të arrestuarve është dhe një punonjës policie. Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin qytetarëve me anë të postës, me qëllim mbëritjen drejt Britanisë së Madhe.

Muhamet Rumbullaku: Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda zonës “Schengen”. Dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin më pas me postë në hotelet ku qëndronin në Spanjë ose në adresa rezidenciale

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur se është zbuluar laboratori ky kryheshin falsifikimet e dokumenteve. Ndër të tjera janë sekuestruar pasaporta italiane greke e sllovene, 25 mijë euro, 20 mijë paund dhe transferta të monedha virtual BITCOIN, automjete si dhe kompjutera e laptovë.

Oeracioni “Nomada” u koordinua edhe me homologët në Spanjë, Itali e Kosovë. Policia e Shtetit informoi se në Spanjë u arrestuan 35 persona.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla përgëzoi punën e policisë duke e cilësuar operaciopnin nomada të plotësuksesshëm.

Klan News