Ndoshta me pak më tepër kurajo dhe Sulbie Alliu mund të kish qenë fituesja e superçmimit prej 10 mijë eurosh të emisionit “Kutia”. Shumë pranë kësaj fitoreje, lojtarja e mbrëmjes së shkuar është tërhequr nga aventura duke pranuar ofertën prej 720 eurosh, ndërsa në lojë ishte ende çmimi i madh.

Nuk ka pranuar sugjerimet e të ftuarve të saj lojtarja e re, ndonëse është shprehur e keqardhur për kutinë e pahapur të superçmimit.

Një sfidë me veten e lënë në mes. Por kutia është lojë! Një lojë ku në fakt nuk ka të humbur, siç thotë dhe Keli, mikpritësi i saj./tvklan.al

Gazetarja: Brunilda Cami