“Kutia”, studentja fiton 4 mijë euro

4 mijë euro ishte çmimi që u fitua në emisionin e mbrëmjes së kaluar nga Amantia Kaloçi, studente e gjuhëve të huaja në degën e frëngjishtes ajo e konsideroi veten me fat që në prezantimin e parë përpara publikut gjatë bisedës me mikpritësin, Enkel Demi.

Amantia Kaloçi: “Jam njeri me fat.”

Enkel Demi: “Pse je me fat?”

Amantia Kaloçi: “Ku di gjë unë.”

Enkel Demi: “E ndjen veten me fat, je fatlume, kjo ka të bëjë me familjen, ka të bëjë se si të ka ecur shkolla, kadiun.”

Amantia Kaloçi: “Shkolla, të gjithë në përgjithësi.”

Pas një loje emocionuese, konkurrentja e mbrëmjes së kaluar e emisionit të televizionit Klan “Kutia” në fund midis ofertës prej 1200 eurosh, kutisë së një konkurrenti tjetër dhe kutisë së saj, zgjodhi të mbante këtë të fundit duke u bërë kështu fituese e shumës prej 4 mijë eurosh./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini

Montazh: Renis Zela