17 shkurt 2008, Kosova shkroi historinë dhe është akt ë thuhet se Klan kish padyshim rolin kryesor duke shndërruar ëndrrën e kombit shqiptar në një realitet viziv. Një transmetim maratonë i jashtëzakonshëm i ditës së madhe, me lidhje direkte nga Prishtina, Tirana, Beogradi dhe Brukseli duke sjellë përjetimin direkt të mbështetësve të popullit të Kosovës për vetëvendosje, apo dhe kundërshtarëve të saj.

Klan ishte kudo me gazetarët më të mirë në terren duke ofruar të parët në shtëpinë e shqiptarëve, kudo ndodheshin Kosovën e pavarur, organizimin perfekt të institucioneve kosovare për ditën historike shoqëruar me një mbështetje model popullore, që ofroi veçse përmasën e festës pa asnjë incident, sepse Kosova ishte në festë.

Televizioni Kombëtar Klan ishte i pari që ofroi pamjet e flamurit të Kosovës me ngjyrë blu, ku shquhej dukshëm harta e Kosovës me 6 yje në krye që simbolizojnë 6 etnitë në këtë vend. Prishtina do të mbushte rrugët me flamurin  e ri krahas atij kombëtar kuqezi, orët plot emocion në Kosovë kontraktonin me pamjet e Beogradit të asaj dite. Protesta me thirrje anti-pavarësi në rrugët e kryeqytetit serb, Klan ishte aty si i vetmi televizion shqiptar, që guxoi të jetë në pikën më të nxehtë të kundërshtimit të pavarësisë.

Të dielën më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën me të cilën Kosova shpallet shtet i pavarur dhe demokratik. Ky akt mbështeti fort garancinë se do të respektohen dhe mbrohen të drejtat e minoriteteve.

Kosova e pavarur do të projektohej si shteti i të gjithë qytetarëve të saj. Momenti i firmosjes së dokumentit të pavarësisë do të përshëndetej dhe nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, direkt nëpërmjet Televizionit Kombëtar Klan. Në kontrast të fortë Beohradi ndriçonte nga flakët dhe flamujt e grisur amerikanë. Klan transmetoi gjithçka në kohë reale ndonëse situata bëhej gjithnjë e më e rrezikshme, për të gjithë gazetarët ndërkombëtar që ndiqnin zhvillimet sidomos për grupin e vetëm të xhirimit që transmetonte live nga Beogradi.

Desada Metaj:Më këshillojnë që ta mbyll transmetimin.”

Enkel Demi:Atëherë jepi guxim vetes dhe operatorit të huaj sepse është më mirë të jesh në transmetim, është mbrojtja më e mirë të jesh në transmetim se sa të largohesh nga kamera.”

Por asgjë nuk do të mund t ndalte Kosovën në shpalljen e mëvetësisë, duke u bërë kështu shteti më i ri i Ballkanit. Festimet do të vazhdonin gjatë deri në orët e para të mëngjesit të 18 shkurtit. Televizioni Klan do të ishte aty i kudogjendur në Prishtinën që thithte erën e pavarësisë./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi