Rasti i Gjon Tonit i dha nisje emisionit të djeshëm të “Njerëz të Humbur”. Tërë informacionet e mbërritura ngurtësuan bindjen për një largim të tij nga qyteti i Selanikut dhe për një vendndodhje aktuale në Athinë.

I lodhur nga imazhet e ngulitura në foto, vogëlushi Brahim Basha, kërkon të takojë të atin e tij. Shteti italian vazhdon të mbaj të ngurtësuar prej vitesh imazhin Bashkim Bashës, larg prej birit të tij.

Nuk mungoj as gjetja në këtë takim të radhës pas 32 vitesh jetë. Orion Sema, njohu të ëmën dhe arriti t’i jepte përqafimin e parë në jetën e tij.

Aida Shtino: “Unë dua t’ju them se të premten e kaluar pikërisht për Orion Semën, ndodhi diçka që do të dëshironin të gjithë familjarët që vijnë në këtë studio për ta përjetuar dhe ky ka qenë dhe qëllimi kryesor dhe vazhdon të jetë i emisionit tonë”.

Gazetarja: Si do ndjeheshe  në qoftë se në këto momente do të takoje nënë tuaj?

Orion Sema: “Do t’i hidhesha në qafë do ta takoja, përqafoja”./tvklan.al

Gazetare: Lori Pyze