Young Zerka është një nga përfaqësuesit më të mirë të muzikës reggae në Shqipëri. Një pasardhës i denjë i Bob Marley, një artist, që e rrëmbeu vëmendjen e audiencës pak e nga pak, e kulmoi si fitues i Kënga Magjike,2014, ne duet me Aurela Gaçe.

Sot kënget e tij janë hite e kërcehen në diskotekat në gjithë vendin. Ai sot solli në X Factor Albania një kolazh me këngët e tij më të bukura ndër vite. Performanca surprizuese ndezi skenën e magjishme në Tv Klan./tvklan.al