Një 45-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në hyrje të qytetit të Belshit. Viktima është Besnik Shehu, raporton ABC News. I ndjeri udhëtonte me motor dhe humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

45-vjeçari u përplas me një mur, e për pasojë humbi jetën menjëherë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Grupi hetimor nisi punën për të zbardhur tërësisht shkaqet. /

tvklan.al