Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Lëvizja “Mjaft”

Protesta e familjarëve të viktimave të Gërdecit: Politika të mos luajë me ne-(3 Prill 2009)

Protesta e familjarëve të viktimave të Gërdecit: Politika të mos luajë me ne-(3 Prill 2009)

Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë protestuar paqësisht në sheshin Skënderbej duke i kujtuar politikës që të mos e përdorin më politikisht çështjen e tyre, por t’i ndihmojnë në hallet që kanë. Banorët e Gërdecit u përkrahën në protestën e tyre dhe nga lëvizja “MJAFT”, e cila kujtoi se protesta e madhe e organizuar në...

Prill 3, 2009
Incidenti gjatë protestës së lëvizjes “MJAFT” (23 Tetor 2004)

Incidenti gjatë protestës së lëvizjes “MJAFT” (23 Tetor 2004)

“Turp për kryeministrin Fatos Nano!”, ishin thirrjet e qytetarëve në protestën e organizuar nga lëvizja “MJAFT”. Me kartona të kuq në duar, tubuesit kanë dashur të tregojnë se Nano duhet të largohet nga qeveria pas papërgjegjshmërisë së treguar në ditën e zisë kombëtare. Ndryshe nga sa mendohej, pjesëmarrja ishte e ulët, por një incident ka...

Tetor 23, 2004
Policia gris posterat e lëvizjes “MJAFT” (22 Tetor 2004)

Policia gris posterat e lëvizjes “MJAFT” (22 Tetor 2004)

Forcat Speciale të Policisë grisin posterat e lëvizjes “MJAFT”. Një fugon policie ka ndalur në orët e paradites, përpara murit ku vetëm gjysmë ore më parë të rinjtë e “MJAFT”-it kishin ngjitur posterat që lajmëronin protestën e madhe të ditës së shtunë. Policët e Speciales, pasi kanë grisur gjithçka duke lënë provat e përleshjes me...

Tetor 22, 2004
“MJAFT”, të vendosur të vazhdojnë protestën (22 Tetor 2004)

“MJAFT”, të vendosur të vazhdojnë protestën (22 Tetor 2004)

Të ngjisësh postera nëpër mure, prish rendin publik. Dënimi tani, shumë vjet pas pëfundimit të luftës, është ndryshuar. Nuk të lënë më pa bukë, por të shoqërojnë për në Komisariatin e Policisë. Forcat Policore të Ndërhyrjes së Shpejtë, në orët e paradites, kanë ndaluar Dorian Veliun, një aktivist të lëvizjes “MJAFT”, pasi po ngjiste postrat...

Tetor 22, 2004
Reagimi i drejtorit të Tatimeve për lëvizjen “MJAFT” (22 Tetor 2004)

Reagimi i drejtorit të Tatimeve për lëvizjen “MJAFT” (22 Tetor 2004)

“Shohim me shqetësim që nuk ka asnjë përkrahje ashtu siç duhet për misionin fisnik të administratës nga ambienti tatim-pagues shqiptar dhe për më keq kjo pengesë vjen nga ata të cilët më shumë se të gjithë injrorojnë funksionet ligjore të administratës. Kjo vlen edhe për një lëvizjen e ashtuquajtur “MJAFT”, e cila aktualisht nuk figuron...

Tetor 22, 2004
“MJAFT” proteston me larjen e flamurit shqiptar (21 Tetor 2004)

“MJAFT” proteston me larjen e flamurit shqiptar (21 Tetor 2004)

Lëvizja “MJAFT”, një ditë pas çeljes së protestave për të ndarë turpin nga veprimet e kryeministrit, nuk është lejuar t’i vazhdojë tubimet simbolike përpra selisë së qeverisë. Kryeministria është fortifikuar me rreshta policësh të cilët nuk kanë lejuar në anët e saj të lëvizin të rinjtë e “MJAFT”-it. Këtë herë, pas parrullës ‘Turp’, është marrë...

Tetor 21, 2004
Braçe kërkon largimin e Spartak Poçit (20 Tetor 2004)

Braçe kërkon largimin e Spartak Poçit (20 Tetor 2004)

Në mbledhjen e grupit parlamentar deputeti Erion Braçe ka kërkuar largimin e ministrit të Transporteve Spartak Poçi. Erion Braçe: “Meqë ministri zakonisht mungon në mbedhje grupi, u detyrova ta bëj pa prezencën e tij, natyrisht që do ta bëj dhe me prezencë të tij kur të vijë ashtu siç do të kërkoj edhe të shikohet...

Tetor 20, 2004
Protestë me vezë nga studentët që kërkojnë vizën italiane (3 Shtator 2004)

Protestë me vezë nga studentët që kërkojnë vizën italiane (3 Shtator 2004)

Vezë, jo për të goditur, por për t’u ngjizur e sjellë përbërjen e duhur nga ku mund të penetrohet më thellë në mekanizmat integruese evropiane. Kjo sipas porosisë së kryeministrit për të përzier e bashkuar të verdhën me të bardhën, thënë në takimin me studentët disa ditë më parë. Kanë përdorur zinxhirët, bilbilat, thirrjet dhe...

Shtator 3, 2004
Lëvizja “MJAFT” feston 1-vjetorin (15 Mars 2004)

Lëvizja “MJAFT” feston 1-vjetorin (15 Mars 2004)

E kanë nisur me ekspozimin e pëllëmbës një vit më parë, tani gjithçka e prekin me dorë. Atëhere thanë “Mjaft!” me spote ku kërkonin mostolerim e bërjen të vetdijshëm të qytetarve, tani kanë arritur në reaksione kombtare. Një vit jetë qytetare z’do t’thtë mjaft. Kjo organizatë e të rinjve, e cila u bë e njohur...

Mars 15, 2004
Lëvizja “MJAFT” vazhdon protestën përpara kryeministrisë (13 Janar 2004)

Lëvizja “MJAFT” vazhdon protestën përpara kryeministrisë (13 Janar 2004)

Zija ka mbaruar, por është hequr për t’u harruar çdo shenjë proteste, që të kujton tragjedinë përpara kryeministrisë. Në ditën e pestë të humbjes së viktimave, është rivënë fasha e zezë dhe nuk mungojnë kartolinat ngushëlluese, por edhe ofenduese, për qeverinë dhe kreun e saj. “MJAFT” kërkon falje publike nga qeveria për dhembjen që shkaktoi....

Janar 13, 2004