E kanë nisur me ekspozimin e pëllëmbës një vit më parë, tani gjithçka e prekin me dorë. Atëhere thanë “Mjaft!” me spote ku kërkonin mostolerim e bërjen të vetdijshëm të qytetarve, tani kanë arritur në reaksione kombtare. Një vit jetë qytetare z’do t’thtë mjaft. Kjo organizatë e të rinjve, e cila u bë e njohur një vit më parë, do t’vazhdojë të mendojë edhe për më të mëdhenjtë që presin nga politika. Pas një viti lvizja “MJAFT!” pretendon se ka ndryshuar ekuacionin e politkëbërjes.
“Në secilën nga protestat apo aktivitetet që ne kemi tentu, kemi bërë, kemi tentuar të sjellim, jo vetëm ngritjen e asaj, atij problemi, asaj çështjeje, por kemi synuar dhe në mënyrë specifike dhe dhënien e një shëmbulli, pra dhënien e një shëmbulli se si në ktë mënyrë, nërmjet qytetaris, nëprmjet reagimit qytetar, nëprmjet aktivizmit qytetar, mund të sillen ndryshime.”
Nga një luftë midis dy forcave politike, tani faktorë janë dhe qytetarët. “MJAFT”-i që përfaqëson ktë shtresë dhe media kanë planifikuar së fundi një ndeshhje miqësore kundër politikës, por edhe ktë herë për mosrakordim të orve nga partitë politike ajo është anulluar, e në një vjetorin e ksaj lëvizje organizatorët kanë ecur në dy selitë e partive për të lënë topin në derë të tyre.
Erjon Veliaj: “Politikanët nuk janë të gatshëm të luajnë me qyetarët e tyre, jo vetëm në fusha të rendsishme për jetën e vëndit, por as në një fushë futbolli, andaj sot në përgjigje ndaj moskorrektesës s’tyre dhe lojrave fminore me me oraret ua lamë topin në derë edhe partisë socialiste edhe partisë demokratike.”
“MJAFT!” ka patur si objektiv zgjimin e ndjenjës qytetare, rehabilitimin dhe përmirsimin e imazhit të ktij vendi. /tvklan.al