Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Varreza

“5 Maji”/ Krerët e shtetit homazhe në varrezat e dëshmorëve

“5 Maji”/ Krerët e shtetit homazhe në varrezat e dëshmorëve

Dëshmorët e Atdheut u përkujtuan nga krerët më të lartë të politikës në vend, ashtu si çdo 5 Maj, në një ceremoni të posaçme në kryeyqytet. Pjesë e homazheve ishte dhe kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Në 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, Shqipëria përkujton të rënët në luftë....

Maj 5, 2024
Gjetja e të zhdukurve të komunizmit, në vendnumëro

Gjetja e të zhdukurve të komunizmit, në vendnumëro

Ndoc Ashta prej dekadash ka bërë përpjekje për të gjetur eshtrat e xhaxhait të tij që është pushkatuar gjatë regjimit komunist. Siç kujton ai, xhaxhi i ndjerë është pushkatuar më 4 Mars 1946, së bashku me një grup klerikësh dhe seminaristësh. “Nuk i dimë varrin dhe kjo është një lloj tronditje për ne si familje...

Prill 21, 2024
Përfshihet nga flakët kisha pranë varrezave në Shkodër

Përfshihet nga flakët kisha pranë varrezave në Shkodër

Një zjarr ka rënë mëngjesin e kësaj të marte pranë varrezave të Rrmajit në Shkodër. Gazetarja Emi Kalaja raporton se flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të kishës që ndodhet pranë këtyre varrezave. Megjithatë, flakët javën vënë nën kontroll, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Shkak për rënien e këtij zjarri paraprakisht dyshohet të jetë bërë një shkëndijë...

Mars 5, 2024
Emigrantët e Çermë Sektor rregullojnë varrezat

Emigrantët e Çermë Sektor rregullojnë varrezat

Të gjithë sëbashku kanë mbledhur fonde për rrethimin e sistemimin e tyre Edhe pse prej 25 vitesh në emigrim, zemra e tyre mbetet në vendlindje. Në Çermë Sektor ky komunitet ka kontribuar në rregullimin e varrezave të fshatit, shtrimin e rrugëve, si dhe disa investime të tjera të rëndësishme. U desh iniciativa e njërit prej...

Shkurt 13, 2022
Bashkia e Tiranës rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve

Bashkia e Tiranës rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve

Tirana nuk i harron heronjtë e saj. Në prag të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit  ka ndërhyrë në pllakat tek sipërfaqet e ndryshme në Varrezat e Dëshmorëve, për pastrimin e mbetjeve, për ndriçimin e pllakave, për shtimin e hapësirave të gjelbra, vendosjen e luleve dhe rregullimin...

Maj 3, 2019
Bashkia e Tiranës rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Bashkia e Tiranës rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Në prag të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Pas rilevimit gjeodezik e topografik, Bashkia e Tiranës nisi punën për meremetimin e murit mbajtës te parcelat e Varrezave të Dëshmorëve ku ka pasur rrëshqitje e shembje nga sezoni i shirave, duke normalizuar situatën. Gjithashtu është punuar...

Maj 4, 2018
Familjarët tmerrohen gjatë varrimit

Familjarët tmerrohen gjatë varrimit

Për familjen Butlet kjo ishte një ditë e trishtueshme, pasi po përcillnin për në banesën e fundit njeriun e tyre të dashur. Por ata shtangën kur këmba e një trupi të dekompozuar ra mbi arkivolin e 85 – vjeçarit Cleveland Butler. Incidenti ndodhi në Mount Holiness Memorial Park, në New Jersey. Vajza e të ndjerit, Sandra Butler...

Gusht 11, 2017
Veliaj: Përfundon ndërtimi i 438 varrezave të para murale

Veliaj: Përfundon ndërtimi i 438 varrezave të para murale

Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit pilot për varrezat murale, duke i dhënë zgjidhje problemit disavjeçar të mungesës së hapësirave. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e varrezave të para murale për 438 vende të reja, por njëkohësisht ka nisur punën për rehabilitimin tërësor të varrezave të Sharrës...

Maj 5, 2017
Gjendet një tjetër kafkë në Vlorë

Gjendet një tjetër kafkë në Vlorë

Kafka e dekompozuar e një njeriu është gjetur këtë të premte në varrezat e Kaninës në Vlorë. Burime zyrtare sqarojnë se ajo u konstatua rreth orës 15:00. Kjo kafkë dyshohet të jetë shumëvjeçare dhe ka dalë në sipërfaqje për shkak të një erozioni të ndodhur në këto varreza. Ajo i është vënë në dispozicion Mjekut...

Prill 28, 2017
Nuk ka më tokë për varreza

Nuk ka më tokë për varreza

Në Lezhë nuk ka vend për të vdekurit. Varreza e qytetit ka arritur pikën e saj kritike. Edhe rrugicat kanë nisur të shfrytëzohen në mungesë të tokës . Mbarimin e shpejtë te vendeve të varreza e pranon edhe firma sipërmarrëse e gjelbërimit që merret me mirëmbajtjen e varrezës së qytetit. Administratori i saj, Nikoll Lleshi,...

Janar 24, 2017