Të gjithë sëbashku kanë mbledhur fonde për rrethimin e sistemimin e tyre

Edhe pse prej 25 vitesh në emigrim, zemra e tyre mbetet në vendlindje. Në Çermë Sektor ky komunitet ka kontribuar në rregullimin e varrezave të fshatit, shtrimin e rrugëve, si dhe disa investime të tjera të rëndësishme.

U desh iniciativa e njërit prej tyre, për të formuar grupin e punës dhe së bashku kanë ofruar nga 50 deri në 100 Euro për person dhe kryen rikonstruksionin e varrezave. 

Dikur një vend i hapur, ku balta dhe ferrat mbulonin këtë hapësire, sot kjo zonë ka një pamje tërësisht ndryshe.  Për të moshuarit mirënjohja është e pafund për djemtë e larguar në emigrim.

Varreza daton në vitin 1967, e që nga ajo kohë asnjëherë bashkia Divjake nuk investoi në ruajtjen apo mirëmbajtjen e tyre. Pas rikonstruksionit të varrezave, emigrantët kanë nisur grumbullimin e fondeve për restaurimin e kinemasë.

Klan News