Ndalimi me urdhër të Gjykatës Speciale

Para orës 06:00 të mëngjesit hetuesit e Gjykatës Speciale kanë nisur bastisjen e shtëpisë së kreut të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi.

Pas 10 orësh bastisje dy veturat e EULEX-it bashkë me Krasniqin u larguan nga shtëpia e tij.

Avokati mbrojtës i tij Valon Hasani, ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij, ndërsa ka thënë se ai do të transferohet në Hagë.

Hetuesit kanë bastisur edhe shtëpinë tjetër të Krasniqit, në fshatin Negroc të Malishevës.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi këtë aktakuzë e ndërlidhë me akuzat e pretenduara ndaj Presidentit, kreut të PDK-së dhe të tjerëve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Familjarët e quajnë të padrejtë siç e quajnë këtë spektakël nga Gjykata Speciale.

Nëpërmjet një deklarate, Qeveria e Kosovës thotë se Kosova dhe bartësit e institucioneve dhe qytetarët gjithmonë kanë dhënë shemull të bashkëpunimin me drejtësinë vendëse e ndërkombëtare, njëjtë do të veprohet edhe me Dhomat e Specializuara.

Qeveria e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër dhe të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.

Jakup Krasniqi ishte ftuar për intervistim nga Haga në Korrik të 2019-ës. Ai ishte një ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ishte zëdhënës i UÇK-së.

Edhe pas luftës, Krasniqi kishte poste të larta si ministër, kryetar Kuvendi si dhe ishte ndër figurat kryesore të PDK-së për t’u larguar më pas bashkë me Fatmir Limajn ku edhe formuan Nismën Socialdemokrate.

Tv Klan