Skocia dhe Zvicra, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, në Europian.

Pas Gjermanisë, që siguroi kalimin më tej, të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe kombëtarja helevete, që vjen si favorite në takimin e sotëm.

Skocia u mposht me shifrat e thella 5-1 në ndeshjen e hapëse, ndërsa Zvicra, triumfoi ndaj Hungarisë me rezultatin 3-1.

Pritet një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët, ndërsa janë zbuluar edhe titullarët e këtij takimi. Ndeshja transmetohet në Tv Klan, ashtu si të gjitha takimet e Euro 2024.


FORMACIONET ZYRTARE:

Skocia: Gunn, Ralston, Hendry, Hanley, Tierney, Robertson, McGinn, McGregor, Gilmour, McTominay, Adams.

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Widmer, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Aebischer, Vargas, Ndoye./ tvklan.al