Spanja mposhti edhe Italinë në sfidën e dytë në Grupin B dhe siguron kualifikimin në raundin e të 16-ve. Ndeshja dhuroi emocione dhe raste goli, por u vendos nga autogoli i Rikardo Kalafiorit.

45 minutat e para dhuruan një përballje plot emocione, me “Furinë e kuqe” më kërcënuese. Kapiteni Donaruma u dallua me pritjet e tij ndaj Pedrit, Ruizit e Morates.

Edhe ‘të kaltrit’ u përgjigjën me kundërsulme, por nuk ditën të finalizonin.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 54, nga një autogol i Kalafiori-t. Në minutën e 58 Cambiaso shmangu golin e dytë. Dy minuta më pas, ishte radha e Lamine Jamal të rrezikonte.

‘Furia e kuqe’ vazhdoi që të ishte kërkuese në portën e Donarumës, ndërsa 11 minuta më pas Niko Uilliams goditi traversën.

‘Të kaltrit’ e shtuan ritmin deri në fund të takimit, në kërkim të golit të barazimit, por nuk patën sukses.

Ekipi i Spaletit do të luftojë me Kroacinë në sfidën e fundit për një vend në raundin pasardhës të Euro 2024.

Ndërsa Shqipëria përballet me iberikët, që tashmë objektivin në fazën e grupeve e kanë arritur, ndërsa  do të mungojë Rodri, për shkak të kartonëve të verdhë të marrë.

Klan News