Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Eurosocialistët e Fakultetit Juridik kanë thirrur kryeministrin dhe ministra e  specialiste të drejtësisë për të parashtruar disa ide e mendime për parandalimin e gjakmarrjes në Shqipëri. Ata kanë propozuar që të ekzistoj një nen i veçantë në kodin penal ku të trajtohet fenomeni i gjakmarrjes. Studentët dhe pedagogët e tyre kanë analizuar faktorët që sjellin gjakmarrjen, e cila rezulton të jetë tragjike në Shqipëri.

Kryeministri Meta ka theksuar se ulja e treguesve të këtij fenomeni do të shkojë paralel me forcimin e shtetit. Por kjo tha ai nuk do të thotë se forcimi i tij varet vetëm nga vendosja e rendit. Ju u drejtua kryeministri studentëve të drejtësisë duhet të ndryshoni imazhin e këtij sistemi në Shqipëri. Sipas Metës fakulteti Juridik ka nxjerrë mjaft jurist me korrespondencë, paaftësia e të cilëve rëndon tek gjyqsori shqiptar, që e cila është mjaft e dukshme.

Juristët e ardhshëm kanë mundur të ngrenë dhe bëjnë propozime për të shmangur gjakmarrjen në shqipëri. Por kjo inisiativë e tyre nuk mund të jetë e zbatueshme përsa kohë veriu i shqipërisë është ende i armatosur dhe policia e pafuqishme për të vepruar./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego