Donald Trump hyn në historinë e SHBA si ish-presidenti i parë që shpallet fajtor për disa vepra penale.

Pas dy ditësh diskutime, një juri prej 12 anëtarësh në New York e gjeti atë fajtor për 34 akuza. Për falsifikimin e regjistrave të biznesit të tij për të mbuluar një pagesë në këmbim të heshtjes se yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve të 2016-ës.

Trump, i cili e ndoqi procesin në sallë, mbylli sytë, teksa dëgjonte vendimin e jurisë, ndërsa pas seancës ai e cilësoi atë një turp. Pas disa orësh ish-kreu i Shtëpsië së Bardhë doli në një konferencë për shtyp ku akuzoi presidentin Biden për vendimin e gjykatës.

Donald Trump, ish-President i SHBA: Nëse mund ta bëjnë këtë me mua, mund t’ia bëjnë kujtdo. Këta janë njerëz të këqij, besoj se janë njerëz të sëmurë. Ishte shumë e padrejtë. Ne nuk na lejuan të përdornim ekspertin tonë. Kjo është bërë e gjitha nga Biden dhe njerëzit e tij.

Gjithsesi masën e dënimit për Trump, gjyqtari kryesor i çështjes theksoi se do ta shpallë më 11 korrik, pak ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan ku Trump pritet të shpallet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane për president.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Kjo pasi sipas legjislacionit amerikan dënimi për Trump mund të variojë nga një gjobë deri në katër vite burgim. Por sipas ekspertëve të së drejtës kjo nuk pritet ta ndalojë Trump të kandidojë për president më 5 nëntor.

Klan News