Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Trupi i Artan Shijaku, punonjësit të Prokurorisë së Përgjithshme, i aksidentuar dje në mëngjes në afërsi të Tepelenës ende nuk është gjetur, megjithatë në familjen e tij ka nisur vaji. Shijaku është babai i dy vajzave 15 dhe 17 vjeçe. Ai punonte si shofer në Prokurorinë e Përgjithshme, që nga Dhjetori i vitit të kaluar.

Askush nga anëtarët e familjes nuk ishte në gjendje të liste para kamerës. Ata po presin në ankth, që të paktën të gjendet trupi i të afërmit të tyre 40 vjeçar. Shoku i fëmijërisë së Artan Shijakut tregon:

“Unë Artanin e njoh prej vitesh, jemi rritur bashkë, një njeri i rregullt, një prind i mirë. Jemi shumë të hidhëruar për këtë, falenderojmë të gjithë shokët e institucionit të tij, për vizitën që na bënë, shokët e presidencës, presim nga momenti në moment që të gjendet edhe kufoma, ajo do na ngushëllonte edhe më shumë”.

Punonjësi i prokurorisë Shijaku, drejtonte makinën tip Fuoristrad, ku ndodhej drejtori i kontrollit financiar Admir Moisiu, djali i Presidentit të Republikës dhe Rahman Jata financier.

Automjeti pasi ka rrëshqitur ka përfunduar në lumin Drino. I mbijetuari i vetëm i këtij aksidenti është Rahman Jata, ndërsa trupi i Admir Moisiut, u gjet dje pasdite. Përveç forcave të Ministrisë së Rendit janë angazhuar edhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes, për gjetjen e trupit të shoferit. Trupat tokësore i kanë përqendruar kërkimet në brigjet e lumit Drino dhe Vjosë. Ky operacion po ndiqet nga afër nag shefi i shtabit të përgjithshëm, gjeneral Pëllumb Qazimi./tvklan.al